Sikurse u mësua një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar në unanimitet emrat për sekretarët e rinj të partisë dhe të komisioneve parlamentare.

Kështu, në funksionet e reja në PD bie në sy afrimi i shumë grave, të cilave u janë besuar poste të rëndësishme.

Për herë të parë, nënkryetare të Partisë Demokratike do të jenë dy gra; Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. 

Ndërkohë ish-drejtori i fushatës tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit dhe njëkohësisht nënkryetar i PD. 

Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment BardhiEdi Paloka u zgjodh Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këtë post e ka mbajtur ish-Presidenti Bujar Nishani.

Shkrimtarja e botuesja Flutura Açka u zgjodh Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Jemin Gjana u zgjodh Kryetar i Komisionit Zgjedhor. Për Sekretare për pronarët dhe çështjet e pronave, është zgjedhur Ledina Mandia. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë.

Sekretari për për Klimën e Biznesit është zgjedhur Flamur Hoxha. Oriela Nebiaj do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere. Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë zgjedhur Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli. Për postin e Sekretarit Organizativ, është zgjedhur Ervin Minarolli, ndërkohë që Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, është Ivi Kaso

Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë zgjedhur Taulant Zeneli dhe Endri Hasa

Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa Pandelejmoni është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci. 

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku 

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj 

Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi  

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi 

Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka 

Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomor Alizoti

/tvklan.al