Miratohen masat shtrënguese në Maqedoninë e Veriut



Miratohen masat shtrënguese në Maqedoninë e Veriut

19:30 27/10/2020

Maskat do të bëhen të detyrueshme edhe në publik

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut,  me 60 vota “për” dhe 32 “të përmbajtur” dhe pa asnjë “kundër, deputetët kanë votuar nevojën për miratimin e Ligjit për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Infektive, me procedurë të shkurtuar.

Tani me procedurë të shkurtuar këto propozim ligje të propozuara të mërkurën shkojnë në Komisionin amë për shëndetësi dhe Komisionin ligjvënës-juridik, më pas kthehen në seancë plenare.

Me këto ndryshime, qeveria propozon që të gjithë qytetarët të mbajnë maska në ambiente të hapura, kurse shërbimeve inspektuese t’u jepet autorizime më të mëdha për kontrolle dhe dënime për mosrespektimin e masave.

Ndërkaq, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar blerjen e ilaçit Remdisivir, siç thuhet, i pranuar në terapinë kundër Covid-19. Për këtë ilaç, në 5 muajt e ardhshëm duhet të sigurohen 67.5 milionë denarë apo 1.1 milionë euro.

Tv Klan




Të ngjashme