Parlamenti i Maqedonisë votoi këtë të premte ndryshimet kushtetuese, që mundësojnë vënien në zbatim të marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Me këtë votim, Kuvendi maqedonas i hapi kështu rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

VMRO-DPMNE ka qëndruar e palëkundur në vendimin e saj për të mos e mbështetur marrëveshjen që e konsideron anti-kombëtare.

Ashtu siç kishin raportuar edhe mediat në Maqedoni shumica prej 2/3 u arrit dhe ndryshimet u miratuan me 80 vota pro.

Më herët në mjediset e Parlamentit të Maqedonisë u panë edhe deputetë të opozitës të cilët ishin të akuzuar për ngjarjet e 27 Prillit, e që më pas gjykata i liroi.

Burime të Tv Klan Maqedonisë thonë se ka pasur kontakte intensive, ku janë përfshirë edhe diplomatë të huaj të akredituar në  Shkup, në mënyrë që të sigurohej shumica e nevojshme për implementimin e Marrëveshjes.

/tvklan.al