Miratohen ndryshimet në kabinetin qeveritar në Maqedoninë e Veriut

Miratohen ndryshimet në kabinetin qeveritar në Maqedoninë e Veriut

08:48 28/06/2019

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten para mesnate ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev, pas një debati të vështirë që zgjati dy ditë.

Për secilin prej pesë ministrave u votua veç e veç. Ata morën nga 64 deri 66 vota, ndërkohë që mjaftonte shumica prej 61 votash në parlamentin prej 120 vendesh.

Katër nga ministrat janë të rinj: Goran Milevski i Partisë Liberal Demokrate do të drejtojë Pushtetin vendor. Ai ishte ligjvënës dhe sipas ligjit atij i përfundon mandati i deputetit.

Hisni Ismaili, përfaqësues i partisë shqiptare Alternativa është ministër i ri i Kulturës. Trajan Dimkovski i Lidhjes Social Demokrate në pushtet merr drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa Naser Nuredini i Bashkimit Demokratik për Integrim vjen në krye të Ministrisë së Ambientit jetësor.

Sadulla Duraku i BDI-së, i cili ishte ministër i Ambientit do të drejtojë Ministrinë e re të Sistemit Politik. Ministrat Dragan Tevdovski, Hazbi Lika dhe Suhejl Fazliu u shkarkuan të mërkuren nga parlamenti, ndërsa Zoran Shapuriq e Lupço Nikollovski të PLD-së, përkatësisht LSDM-së dhanë dorëheqjen.

Kryeministri Zaev, i cili Kryeministri Zaev, i cili fillimisht synonte tamë merrte edhe postin e Ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra synonte tamë merrte edhe postin e Ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra nga opozita por dhe nga paralajmërimet e Komisionit për pengimin e korrupsionit, të cilët thanë se mbajtja e dy funksioneve paraqet konflikt interesash. Zoti Zaev e la bosh vendin e ministrit të Financave deri sa të gjejë një kandidat të përshtatshëm për ta drejtuar këtë post të rëndësishëm

Opozita, si maqedonase edhe ajo shqiptare e kanë quajtur farsë riorganizimin e kabinetit qeveritar të z. Zaev, ndërkohë që edhe në opinionin publik ka pasur mjaft kritika nga analistët, sipas të cilëve duheshin bërë ndryshime rrënjësore, të largoheshin ministrat e dyshuar për korrupsion e shpërdorim tenderash.

Zoran Zaev pati paralajmëruar një “fshesë në radhët e ministrave e zëvendësve të tyre dhe shumë drejtorëve të ndërmarrjeve shtetërore”, siç qe shprehur menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, për shkak të vlerësimeve të tij se “një pjesë e përfaqësuesve qeveritarë nuk ishin angazhuar sa duhet. /VOA

Të ngjashme
UKT