Opozita parlamentare votoi kundër draftit konsensual 

Komisioni i Ligjeve miratoi të mërkurën në parim draftin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, sipas variantit të dakordësuar në Këshillin Politik. Projektligji u miratua vetëm me votat e socialistëve, pasi opozita parlamentare u shpreh kundër, pasi kërkoi me ngulm depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Gjatë prezantimit të projektligjit, Damian Gjiknuri u shpreh se produkti adreson shqetësime të ngritura nga opozita parlamentare, por nuk arriti që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së, pasi sipas tij, më shumë se standardi i ODHIR prevaloi interesi politik.

“Janë reflektuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë parlamentare. Hapja e listave mund të sjellë tensionet dhe probleme, sikur e kam thënë, nuk duhet të kemi droje për këtë”, u shpreh Gjiknuri.

Rudina Hajdari, si e pjesë e Këshillit Politik që miratoi draftin e paraqitur në Kuvend, tha se marrëveshja e arritur më 5 Qershor nuk ka të bëj me Reformën, por shërbeu vetëm për të kthyer opozitën jashtë parlamentare në sistem.

Marrëveshja në Këshillin Politik nuk është e plotë, nuk na ndalon askush që të bëjmë të plotë për iniciativën kushtetuese që u miratuan dje për ndryshime të tjera, për të pasur një reformë të plotë. Ajo marrëveshje nuk ka vlerë derisa nuk përfshin kërkesat e opozitës parlamentare”, tha Hajdari.

Pjesë e debateve në Komision u bë edhe deklarata e një dite më parë e Presidentit të Republikës, i cili e konsideronte Kuvendin ilegjitim për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

“Si do të kaloni kur Presidenti njeh vetëm 82 vota, nisma do 84. Por nëse miratohet a do e dekretojë Presidenti këtë, pasi njihet edhe si gardian i fortë i Kushtetutës, por edhe ai është i dakordësuar më drafin”, tha Lita.

“Meta ka thënë nëse kalon marrëveshjen je i ligjshëm, pra nëse e voton sikur e ka sjellë Këshilli Politik je i ligjshëm, po se votove unë po flas në fakt je i paligjshëm”, u shpreh Manja.

Lidhur me këtë reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili nënvizoi faktin se drafti u miratua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga Partia Demokratike.

Tv Klan