Të gjithë shtetasit që bëjnë deklarata dashakeqe ose të pavërteta për një person ne Republiken Srpska mund te ndeshkohen me gjoba nga 1.000 deri në 3.000 euro pasi shpifja tashme konsiderohet ligjerisht si vepër penale.

Dënime më të mëdha parashihen nëse shpifja shfaqet në media përfshirë rrjetet sociale ose në një takim publik.

Ndryshimet ligjore u kundërshtuan nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat e huaja në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë Ambasadën Amerikane dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në këtë vend.

Sipas tyre kriminalizimi i shpifjes është në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Bosnje dhe Hercegovinës në fushën e të drejtave të njeriut dhe se nuk është në përputhje me rrugën e integrimit evropian të Bosnje dhe Hercegovinës apo me 14 prioritetet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

Komuniteti mediatik paralajmëruan se ky ndryshim ishte sulm ndaj lirisë së mediave në Republikën Sërpska. Gazetarët kanë paralajmëruar paraqitjen e një kërkese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve ligjore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës Sërpska. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Më parë, Gjykata Kushtetuese e Republikës Sërpska hodhi poshtë një kërkesë për ta përcaktuar nëse ndryshimi i këtij ligji përbën shkelje të interesit jetik kombëtar.

Interesi jetik kombëtar është mekanizmi që u jep grupeve boshnjake, kroate dhe serbe aftësinë për të deklaruar një ligj “të dëmshëm” për njerëzit që përfaqësojnë dhe për ta parandaluar miratimin e ligjeve.

Gjobat ishin reduktuar në krahasim me projektligjin fillestar, në të cilin ato arrinin deri në 60.000 euro. Por, shpifja u bë prapëseprapë pjesë e Kodit Penal, 22 vjet pasi parlamenti i Republikës Sërpska miratoi Ligjin për mbrojtjen nga shpifja dhe transferoi veprën nga kodi civil në atë penal.

Klan News