USADhoma e ulët e Kongresit Amerikan miratoi vetëm pak orë para skadimit të afatit, buxhetin afat-shkurtër qeveritar prej 1.1 triliardë dollarësh.

Përmes tij financohet administrata deri në shtator të vitit të ardhshëm.

Nëse nuk miratohej, rrezikohej mbyllja e përkohëshme e disa sektorëve të amdiminstratës Obama.

Mijëra nënpunës rrezikonin të pezulloheshin dhe të mos merrnin pagat për një periudhë të pacaktuar.

Buxheti afatshkurtër u miratua me 219 vota nga 206 kundër.

Pro votuan edhe disa kongresistë demokratë, pas thirrjes së presidentit Barak Obama.

Buxheti afat-shkurtër pritet të marrë edhe miratimin e senatit.

Prej disa vitesh, republikanët dhe demokratët kanë mosmarrëveshje për buxhetin e administratës, pasi nuk bien dakort për shpenzimet.

Tv Klan