Sipas Agjensisë Zyrtare të Lajmeve, duke nisur që sot të gjitha strukturat e policisë, do të shpërblehen nga fondi i solidaritetit. Ky fond i miratuar disa kohë më parë nga Parlamenti Shqiptar është konfirmuar dhe një herë nga ministri i Rendit Petro Koçi gjatë një takimi me krerët e policisë së Tiranës.

Ministri në këtë takim ka falenderuar edhe njëherë policinë e kryeqytetit për gatitshmërinë e lartë ndaj ndeshjes mes kombëtarëve të Greqisë dhe Shqipërisë.

Synohet që gjatë miratimit në Parlament për rritjen e rrogës së uniformave blu, policia të jetë më e angazhuar për mbushjen e detyrave të saj./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe