Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë të parat nga fondi i planit të rritjes.
Lajmin e dha Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.
Sipas zyrtares së Brukselit, ky sukses duhet të nxisë zhvillimin e reformave.
“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që janë pararojë në Ballkanin Perëndimor për të të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes! Kjo duhet t’i japë energji zbatimit të reformave kyçe për të nxitur rritjen ekonomike, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i afruar këto vende me Bashkimin Europian”.
Shqipëria do të përfitojë në total 922 milionë Euro, ndërsa Maqedonia e Veriut do të ketë në dispozicion 750 milionë Euro.
Nga ky plan i rritjes pritet të përfitojë edhe Kosova mbi 880 milionë Euro.
Plani i Rritjes do të mbulojë periudhën deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë 2 miliardë Euro grante dhe 4 miliardë Euro kredi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Klan News