Kjo është vaksina e tretë autorizimi i së cilës do të bëjë të mundur vaksinimin masiv të popullsisë

SHBA-të kanë aprovuar vaksinën e Johnson & Johnson’s. Kjo është vaksina e tretë anticovid që do aplikohet në SHBA pas atyre të Pfizer e Moderna. Vaksina e Johnson & Johnson’s  injektohet vetëm me një dozë dhe mund të ruhet në një frigorifer normal. Provat zbuluan se ajo parandalonte sëmundje serioze por ishte 66% efektive. Vaksina është krijuar nga firma belge Janssen.

Kompania ka rënë dakord të sigurojë SHBA me 100 milion doza deri në fund të Qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion që nga java tjetër. Britania e Madhe , BE dhe Kanada gjithashtu kanë porositur doza dhe 500 milion doza janë porositur gjithashtu përmes skemës Covax për të furnizuar kombet më të varfra.

Presidenti Joe Biden e konsideroi autorizimin si një lajm shumë të mirë për të gjithë amerikanët dhe një zhvillim inkurajues, por paralajmëroi se lufta ndaj pandemisë ende nuk ka mbaruar.

 Rezultatet nga provat e kryera në SHBA Afrika e Jugut dhe Brazil treguan se ishte më shumë se 85% efektive në parandalimin e sëmundjes serioze dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara. Nuk janë raportuar vdekje midis pjesëmarrësve që kishin marrë vaksinën dhe nuk kishte pranime në spital pas 28 ditësh pas marrjes së vaksinës.

Mbrojtja ishte më e ulët në Afrikën e Jugut dhe Brazil, ku variantet e virusit janë bërë dominuese, por mbrojtja ndaj sëmundjeve të rënda ose kritike ishte e lartë.

Afrika e Jugut filloi të përdorte këtë lloj vaksine edhe pse nuk ishte aprovuar në fillim të këtij muaji për punonjësit e kujdesit shëndetësor si pjesë e një studimi. Ky vendim erdhi pasi provat e hershme sugjeruan se vaksina Oxford-AstraZeneca ofronte mbrojtje minimale kundër Covid.

Deri më tani i vetmi vend tjetër që ka aprovuar vaksinën për përdorim emergjent është Bahreini, i cili i dha dritën jeshile të enjten e kësaj jave. Vaksina Johnson & Johnson përdor një virus të zakonshëm të ftohjes që është krijuar për ta bërë atë të padëmshëm.

Rreth 72.8 milion amerikanë tashmë janë vaksinuar dhe rreth 1.3 milion doza janë administruar në të gjithë vendin. Presidenti Biden është zotuar të administrojë 100 milion vaksina në 100 ditët e tij të para në detyrë.

Më shumë se 508,000 njerëz në SHBA kanë vdekur nga Covid, por rastet e reja, shtrimet në spital dhe vdekjet kanë qenë në rënie gjatë javëve të fundit. Ekspertët e lartë të shëndetit publik, megjithatë, vazhdojnë të paralajmërojnë se mutacionet e virusit shihen si një kërcënim.

Klan News