Qeveria firmos kontratën për rehabilitimin e aeroportit të Kukësit

Qeveria firmos kontratën për rehabilitimin e aeroportit të Kukësit

13:48 20/03/2019

Në Prill të vitit 2021 do të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit. Qeveria ka miratuar kontratën me bashkimin e kompanive “Global Technical Mechanichs” dhe “Bami” sh.p.k. për të nisur punimet në pistën e aeroportit.

Nisja e ndërtimit në këtë aeroport do të gjenerojë fillimisht 220 vende të reja pune, ndërsa pas vënies në operim llogariten që të punësohen 12 mijë persona.

“Nga përllogaritjet dhe kryqëzimi i të dhënave të projekteve të ngjashme, mbështetur dhe në destinacionet e ndërtimeve që do të kryhen, numri i punonjësve që do të punësohen pritet të shkojë në rreth 12 mijë persona në fazën finale të realizimit të këtij projekti”

, tha ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Aeroporti do të punojë si një zonë për kompanitë “loë cost” me çmime të ulta, ndërsa parashikohet që fluksi vjetor i pasagjerëve në këtë pistë të arrijë në 300 mijë persona.

“Synimi është që përmes çmimeve të ulëta dhe shërbimeve cilësore, ky aeroport të shërbejë si pikë referimi në funksion të lëvizjes rajonale të udhëtarëve, veçanërisht atyre nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia”.

Kompania që do të përfundojë punimet në këtë aeroport do të bëjë një investim prej 8 milionë Eurosh dhe do të mbajë menaxhimin e aeroportit të Kukësit për 35 vjet.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT