Presidenti, 10 ditë kohë për ceremoninë e betimit të anëtarëve

Pas një seance maratonë, në Kuvend janë miratuar këtë të mërkurë disa ligje. Një ndër to është edhe ai për Gjykatën Kushtetuese, i cili mori 86 vota pro dhe 13 kundër nga deputetët.

Ky ligj ka të bëjë me betimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Në rast se Presidenti nuk respekton afatin 10 ditor për organizimin e kësaj ceremonie, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gj. Kushtetuese.

Gjithashtu u miratua edhe projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me 85 vota pro.

Kjo vjen si pjesë e betejës së nisur nga mazhoranca për të luftuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, duke ndryshuar afatet që kërkohen për nisjen e pezullimit të atyre që konstatohen në shkelje të rënda.

Një tjetër ligj që mori miratimin e deputetëve ishte edhe ai për të huajt./tvklan.al