Miratohet ligji për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve

Miratohet ligji për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve

13:09 16/07/2019

Në Korenë e Jugut është miratuar një ligj, i cili dënon personat që ngacmojnë të tjerët në punë, qoftë seksualisht, por edhe në forma të tjera si ofendime, bëjnë thashetheme për të tjerët, i detyrojnë të konsumojnë alkool dhe të marrin pjesë më detyrim në aktivitetet e punës.

Çdo individ që akuzohet për të tilla veprime do të dënohet deri në 3 vite burg ose gjobë deri në 30 milionë Von, që është monedha vendase. Në rastet më të shumta ngacmime të tilla vijnë nga punëdhënësit.

Punëtorët tashmë mund të denoncojnë pa frikë këdo që bën sjellje të pahishjme kundrejt tyre, ndërsa punëdhënësi nuk ka të drejtë ta heqë nga puna ose të marrë masa të tjera. Madje ata mund të kërkojnë edhe kompensim nëse kjo gjë ka ndikuar në gjendjen shëndetësore.

Ky ligj erdhi pas një raporti që u krye nga Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Koresë, i cili zbuloi se rreth 70% e të punësuarve janë sulmuar nga eprorët dhe kolegët e tyre të punës, ku 60% prej tyre nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim./klanplus

Të ngjashme
UKT