Me 74 vota pro u miratua edhe Ligji për Zonat e Mbrojtura

Me 77 vota pro, është miratuar sot në Kuvend marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët. Në kohë rekord, u dhanë 74 kartonë jeshilë edhe për projektligjin e zonave të mbrojtura. Nga rendi i ditës, ashtu siç u raportua më herët, u hoq projektligji për Amnistinë Penale. Kjo sepse socialistët nuk kanë arritur dakordësi me opozitën për të siguruar votat e nevojshme. Që ky ligj të kalojë nevojiten 84 vota. (Lexo më shumë)


Me 74 vota pro hiqet nga rendi i ditës projektligji për Amnistinë Penale”, tha Nikolla në nisje të seancës plenare. (Lexo më shumë)

Ashtu si herët e shkuara edhe seanca e kësaj të Enjteje u shoqërua me zhurmë dhe debate mes palëve politike. Deputetët e PD vijuan me aksionin e tyre duke bllokuar foltoren. Seanca zgjati vetëm 8 minuta.

Ajo që ra në sy ishin 3 votat pro të deputetëve të PDIU-së, për të dy projektligjet që u miratuan.

Kujtojmë se ligji për Amnistinë Penale po diskutohet prej muajsh dhe siç ndodh shpesh edhe me propozime të tjera të PS-së, ka pasur kundërshti nga pala opozitare. Këtë ligj, që parimisht shihet si akt humanizmi i deputetëve të Kuvendit, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi e cilësoi dje jo transparent dhe pa draft të përbashkët. Ai theksoi se asnjë deputet i PD nuk do e votojë këtë projektligj.

Votat e deputetëve të Lulzim Bashës ishin e vetmja shpresë për mazhoritarët, por nuk u arrit asnjë konsensus. Basha deklaroi dje se vendimi për bojkotimin e seancës u mor për shkak të pranimit të pjesshëm të amendamentit të Enkeled Alibeajt për Amnistinë Penale te “Ligjet”.

Ndërkohë pavarësisht se sot u miratua, debate ka pasur edhe për marrëveshjen e emigrantëve që pritet të vijnë në Lezhë. Pavarësisht se opozita e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuse, kjo e fundit i dha “Ok” marrëveshjes me shtetin fqinj.

Ligjin tjetër, atë të Zonave të Mbrojtura, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e shpjegoi kështu: Vetëm në ato nënzona të parashikuara edhe sipas parimeve të IUCN-së (International Union for Conservation of Nature) për aktivitete turistike, elitare, ekoturistike, agroturistike apo të turizmit të nivelit më të lartë, brenda kritereve shumë strikte të miratuara nga Ministria do jenë të mundura të zhvillohen me 3, 4 filtra shumë strikt, nga Agjencia deri te qeveria. Në këtë territor 28 mijë m2, mbrojtja më e mirë është kur kombinohen interesat e komunitetit lokal sepse nuk duam të na braktisen territoret. Të ruajmë lidhjen e njeriut me territorin, t’u japim mundësi shqiptarëve që të krijojnë ekonominë e tyre, rritje ekonomike, por pa cenuar diversitetin. Kjo bëhet vetëm me rregulla të qarta.”/tvklan.al