Edhe pse LSI dhe PD braktisën mbledhjen e Këshillit Bashkiak që në nisje të saj, këshilltarët e majtë kanë dhënë OK për disa vendime të rëndësishme në ndihmë të shtresave në nevojë.
Me 32 vota pro është miratuar vendimi për dhënien e ndihmës ekonomike për 3 545 familje në kryeqytet, si dhe vendimi për kompensimin e energjisë elektrike për kategoritë në nevojë, si dhe fondi për pagesën që u jepet personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës.
Gjithashtu këshilli ka miratuar edhe vendosjen e bustit të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori, në lulishten para sallës ku zhvillohen seancat plenare.
Propozimi ishte bërë nga kryebashkiaku Veliaj.
Tv Klan