Miratohet projekti për restaurimin e shtëpisë së Fishtës

Posta

Miratohet projekti për restaurimin e shtëpisë së Fishtës

17:25 24/10/2019

 “Në Gjurmët Fishtiane” përfshin edhe ngritjen e një memoriali

E lënë prej vitesh në mëshirë të fatit, shtëpia e At Gjergj Fishtës do të restaurohet. I shpallur monument kulture prej vitit 2008, banesa e patriotit shqiptar rrezikonte të shëmbej. Problemet me pronarët e truallit bën që asnjë projekt të mos zbatohej.

Projekti i ministrisë së Kulturës dhe qeverisë shqiptare, të titulluar “Në Gjurmën Fishtiane” përfshin edhe ngritjen e një memoriali në fshatin Fishtë.

I gjithë ky udhëtim jetësor lidhet me vende e godina konkrete, të cilat të gjitha kanë nevojë për prekje, për restaurime, rivlerësime të statusit të tyre si monumente kulture, ngritje të këndeve të posaçme, dedikuar At Gjergj Fishtës, në nder të poetit të veprave të lavdishme.

Projekti përfshin edhe restaurimin dhe pasurimin e bibliotekës së kishës françeskane, kuvendit dhe shkollës.

Atdhetari, gjuhëtari që luftonte për gërmat shqipe, poeti që i këndoi gjuhës dhe ngriti në nivelin e eposit historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ne sot e krahasojmë me një Homer të shek. XX.

Me poemën e tij epike “Lahuta e Malsisë”, Fishta fitoi pavdekësinë, dhe u kthye  në rapsodin e përjetshëm, që i këndoi lirisë dhe vendit të vet.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi