Ngrihet agjencia për kontrollin, sanksione subjekteve që shkelin kushtet
Qeveria i jep dritën jeshile legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin i cili i hap rrugë ngritjes së Agjencisë kombëtare për kontrollin e kanabisit, që do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Krah Agjencisë, do të ngrihet edhe Komisioni i Licencave që do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do paraqesin subjektet. Ato të cilat nuk do të respektojnë kushtet do të përballen me sanksione.
Vendimi për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, erdhi pas pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, ku shumica e qytetarëve të pyetur u shprehën pro. Tashmë pritet shqyrtimi i këtij projektligji në Kuvend.
Klan News