Mircrosoft prezanton kompjuterin më të fundit



Mircrosoft prezanton kompjuterin më të fundit

09:37 18/04/2021

Risia e tij qëndron në teknologjinë e fundit që ofron, pamjen perfekte dhe lehtësinë në përdorim

Kompania  Microsoft ka prezantuar kompjuterin e tij Windows 10, laptopin Surface 4, pas më shumë se një vit nga hedhja në treg e laptopit Surface 3.

Surface 4 vjen me një ekran me prekje me material copë alcantara, mat i zi. Laptopi ka vetëm një portë USB, një vend për kufjet dhe portën Surface Connect, e krijuar nga vetë kompania.

Microsoft ka bërë disa ndryshime brenda pajisjes. Kompania thotë se ka shtuar me 70% performancën e pajisjes.

Vendimi vjen pas zgjedhjes së Apple për të kaluar nga procesorët Intel tek çipët M1. Kjo është pritur mirë nga përdoruesit.

Kjo teknologji e fundit vjen gjithashtu edhe me risi të tjera si në memorien që mbart ashtu edhe ne shpejtësinë, lehtësinë në përdorim apo edhe pamjen perfekte që ofron. Ky version i ri vjen në treg me një çmim 999 Dollarë.

Klan News







Të ngjashme