POLICIA1_5Një 68-vjeçar nga fshati Perlat i Mirditës ka mbetur i plagosur sot pasdite si pasojë e një koflikti pronësie.

Gjet Duka është goditur me gërshërë në qafë nga 65-vjeçari Gjergji Duka. Të konfliktuarit mësohet se janë kushërinj.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka arrestuar agresorin Gjergji Duka, ndërsa i plagosuri Gjet Duka, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën është trasportuar në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore.

 

Redaksia/e.k