Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli janë një dyshe e pandarë muzikore, me këngë tashmë të kthyera në hit duke simbolizuar një kimi të vërtetë suksesi. Sapo kanë publikuar një bashkëpunim me Anxhela Peristerin, titulluar “A ke mendu” ndërsa në nëntor prezantuan albumin e parë, “Pak diell”.

Mes angazhimeve në koncerte dhe ditëve në studio apo xhirime, njëri prej tyre ka gjetur edhe kohën për një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tij. Mirdon pacolli kurorëzoi dashurinë me Elmedinën në muajin shkurt, në një dasmë madhështore ku mblodhi shumë të famshëm.

Me shumë humor, ai shprehet në “Rudina” në Tv Klan se e mësoi për dasmën vetëm tri ditë para se të ndodhte pasi gjithçka u organizua nga i vëllai dhe Ardi.

Mirdon Pacolli: Ishim shumë të angazhuar në studio, ishim shumë të angazhuar edhe në netët ‘live’. Ishim shumë të angazhuar dhe kishim shumë pak kohë për të qëndruar me familjen, me të dashurën dhe për ta qetësuar, e vetmja mundësi është martesa.

Rudina Magjistari: Bëjmë një dasmë të bukur. Sa e bukur kjo foto në foto dhe shumë kinge, shumë bukuroshe qenka bashkëshortja kështu që përgëzime të dyve dhe ju urojmë jetë të lumtur si çift. Më  trego pak për dasmën tënde, bëre dasmë të madhe, si ishte ceremonia?

Mirdon Pacolli: Jo realisht ka qenë dasmë shumë e vogël, ka qenë dasmë më shumë e organizuar prej   Ardit dhe vëllait, Adit. Unë nuk është se kisha qejf të bëja dasmë, po ashtu edhe Elmedina nuk është se i do shumë këto ceremonitë, por këta e kanë përgatitur krejt këtë spektakël.

Rudina Magjistari: Ka pasur gjithë ata njerëz, ti thua dasmë e vogël.

Mirdon Pacolli: Unë e kam marrë vesh tri ditë para se të ndodhte dhe unë kam qenë i ftuar. Fatmirësisht i gjeta rrobat shumë shpejt, edhe unë, edhee Elmedina kështu që mysafirë të mirë po dukemi edhe ne./tvklan.al