Mirela Milori është një prej spikereve më të njohura për publikun tonë. Përveç takimit të përditshëm me publikun nga ekrani i “ABC News”, prej datës 4 Nëntor ajo drejton dhe njëkohësisht është autore e programit “Historia ime”, në Tv Klan.

E pyetur nga kolegu Enkel Demi se çfarë ndodh kur i ftuari që e ka parashikuar për në orën 19:00 për të ardhur në studio anulon intervistën, Milori u përgjigj se në një rast të tillë ai person nuk shkel më në studion e saj.  

Rudina: Çfarë bën Mirela në një rast të tillë është pyetja që vjen nga gazetari Enkel Demi, të cilin e përshëndesim.

Mirela Milori: Më ka ndodhur vetëm një herë që të jem e vërtetë. Më ka ndodhur vetëm një herë që kishte harruar që e kishte intervistën në orën 7 dhe erdhi në orën 8. Dhe e mora në telefon në 7 pa 5 dhe e pyeta ku je? Më tha jam në shtëpi. Si në shtëpi? Po a do vije tek unë sot? Uh Mirela po vij në orën 8. Dhe në një rast tjetër ishte që kishte harruar që ishte tek unë. Nuk shkeli më në studion time dhe nuk të jetë më në studion time personi që nuk erdhi në orën 7.

Rudina: Po ti çfarë bërë në atë moment, se kjo ishte pyetja?

Mirela Milori: Kisha lajme, vazhdova duke dhënë lajmet, nuk ngelet bosh. Kjo më mbron në ABC news. Po të më ndodhte në Klan…nuk më ka ndodhur sepse ka ndodhur në emisionin e Klanit që dikush nuk erdhi, gjëja e parë që kam bërë sa kam nisur emisionin ka qenë të regjistroja 2-3 emisione rezervë, kështu që s’më ka ndodhur. Tani me përvojë do të mbash 5 minuta, ata që e dinë ç’është ekrani e dinë që një sekondë është një shekull, e dinë çdo të thotë të mbushësh 5 minuta. Por që të më kenë lënë vetëm jo, një njeri që nuk më erdhi në orën 7 në studion ABC nuk erdhi më në studion time.

Rudina: Nuk e thua cili është?

Mirela Milori: Jo.

Rudina: Nuk e thua? Se i bën reklamë, edhe marketingu i keq prapë marketing është.

Mirela Milori: Jo, jo, jemi takuar, në rrugë ndajmë miq, por në studio jo.

Rudina: Qenke ndarë keq fare më duket.

Mirela Milori: Jo, jo takohemi. E kam protokollin…

Rudina: S’të del inati me të?

Mirela Milori: Absolutisht. Jo, s’ka.

Rudina: Pra e mban inatin gjatë ti Mirela?

Mirela Milori: Jo se e mbaj inatin gjatë, por nuk është takim në kafe, që ashtu ndodhi dhe do ta pish kafen vetëm…nuk arrij ta besoj këtë mungesë korrektese. /tvklan.al