Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një djalë nga Lushnja i quajtur Ermal Meta i cili ka rrëfyer dy historitë e tij të dashurisë me dy gra më të mëdha se vetja. Ai ka folur më shumë për historinë momentale që ka me një grua 7 vite më të madhe se veten, e cila është nga Gjilani i Kosovës.

Ermali ka treguar se familja e tij nuk e do 41-vjeçaren sepse është me e madhe se ai dhe se nuk është e bukur. Ai nuk e ka takuar asnjëherë gruan nga Kosova dhe ai pretendon se ka rënë në dashuri me të vetëm duke folur në rrjetet sociale.

Mirela Milori ka këmbëngulur që ai ta takojë gruan që dashuron përpara se ai të bëjë gjërat serioze me familjen se mund të ndodhë që ndoshta nuk pëlqehen duke u parë ballë për ballë. Madje ajo ka marrë shembull dhe çunat që njeh tek Klani, se ata dalin dhe takojnë goca dhe nuk i marrin lejë prindërve për këtë gjë.

Mirela Milori: Nuk e bën dot pa i thënë gjë prindërve, ta takosh? Gjysma e çunave që unë njoh në Klan nuk i kanë marrë leje prindërve që të takohen me ndonjë gocë. Janë takuar, janë konsumuar gjërat dhe pastaj kanë vajtur në shtëpi dhe kanë thënë shiko njoh këtë gocë, apo njoh këtë çunin dhe kemi vendosur ta çojmë një stad më tej. Pse nuk e bëre kështu, pa vënë në dijeni familjen?

Ermal Meta: Duhet të theksoj se ajo praktikon fenë islame dhe sipas fesë duhet të vijë ose kushërira ime, ose çuni i xhaxhit ose vëllai që t’i japë një garanci që unë e kam seriozisht. Unë dua të shkoj aty, të flas dy minuta me të dhe vendos vetë me të se çfarë do bëjmë më tej. Unë po vajta atje e kam ndarë mendjen.

Mirela Milori: Po si e ke ndarë mendjen pa e takuar, se këtë gjë nuk e kuptoj.

Ermal Meta: Të vete ta takoj sepse unë e dua, ajo më do.

Mirela Milori: Po nëse ajo nuk do të të pëlqejë? Vajte aty dhe nuk të pëlqen?

Ermal Meta: Jo kjo nuk ndodh kjo gjë.

Mirela Milori: Po pse?

Ermal Meta: Nuk ndodh sepse kështu mendoj unë.

Mirela Milori: Ke pasur të dashur para këtyre të dyjave?

Ermal Meta: Jo, kam patur vetëm shoqe.

Mirela Milori: Po ndonjë shoqe më speciale?

Ermal Meta: Jo, s’ka ndodhur përveç këtyre të dyja rasteve.

Mirela Milori: Po pse s’ka ndodhur?

Ermal Meta: Nuk ka ndodhur sepse nuk më kanë tërhequr vëmendjen asnjë.

Mirela Milori: Çfarë të ka tërhequr nga vajza nga Gjilani?

Ermal Meta: Edukata, mirëkuptimi. /tvklan.al