Në lidhje me mangësitë në Kadastën e Durrësit, ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter, Kim shkruan se “SHBA mirëpret raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës”.

Yuri Kim shton se SHBA pret hapa konkretë për të rritur transparencën dhe për të mbyllur të gjitha mundësitë për korrupsion.

“Mirëpresim raportin e drejtë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur vjen puna për regjistrimin e pronave në Durrës apo diku tjetër në Shqipëri. Hapa të tillë do të tëheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Gjithashtu, ata do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, ka shkruar Yuri Kim në Twitter./tvklan.al