Por fëmijët që “përqafojnë” natyrën janë larg shumë sëmundjeve
Mirëqenie, auto-disiplinë, reduktim të shqetësimeve depresive dhe parandalim i sëmundjeve kardiovaskulare, metabolike dhe tumorale. Këto janë efektet e natyrës mbi fëmijët, që përveç shëndetit të mirë, ndikon në një nivel të inteligjencës edhe më të lartë.
Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit WWF, ka bërë një përmbledhje të të gjitha studimeve shkencore dhe pedagogjike mbi benefitet e natyrës tek të vegjlit tanë.
Kontakti me natyrën, i kompenson mbi të gjitha edhe mbi shqetësimet e lidhura me kufizimet e hapësirave urbane, vendet e mbyllura dhe ndikon mjaft pozitivisht në shëndetin cerebral dhe emocional.
Sot vendin e saj e kanë zënë video-lojërat, por pavarësisht se mund të duket më pak stimuluese se to, mjafton të mendojmë që thjesht mëma natyrë aktivizon më tepër ndjesi, pasi e shohim, e ndjejmë, e nuhasim dhe e prekim. Madje, brezat e rinj, që kalojnë më pak kohë në mjediset natyrale, shqisat e tyre reduktohen, gjë që sjell varfëri të eksperiencave njerëzore.
Klan Plus