Në fshatin Pëllumbas të Tiranës të gjithë shkojnë për të vizituar shpellën e famshme prehistorike. Por banorët kanë menduar t’i joshin turistët edhe me gatimet e tyre tradicionale që përgatiten të gjithë nga prodhimet e zonës. Ata pritën sot qindra vizitorë. Mes thyre ishte edhe gazetarja jonë Megi Fagu dhe kameramani Elis Braja.

Petulla, mjaltë, reçel, byrek dhe ajër i pastër e i freskët është menuja perfekte që ka ofruar mëngjesin e kësaj të shtune fshati Pëllumbas në Tirane.

Fshati kërkon që të mos njihet vetëm për shpellën e zezë, e bërë tashmë e famshme si Shpella e Pëllumbasit, por të joshë turistët edhe për kulinarinë. Ky panair ishte edhe hapja e siparit të projekteve për të promovuar vlerat e kësaj zone.

Dhe interesi ka qenë i madh sa edhe tavolinat duhej të prenotoheshin. Rezervimi ishte i nevojshëm të bëhej disa ditë më parë në mënyrë që të shijoje qetësisht një mëngjes që siç thonë vizitorët, mbante një aromë fshati.

“Ishte njësoj si dora e gjyshes”.

“Do kthehemi prapë”.

Kjo zonë për fat të keq vizitohet më së shumti nga turistët e huaj, por realizimi i të tilla veprimtarish ka në fokus afrimin e vendasve drejt fshatit që ndodhet vetëm 23 kilometra larg kryeqytetit.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është që po shifja për herë të parë shumë fëmijë dhe kjo është gjë shumë pozitive. Një pjesë e prindërve janë tërhequr nga ideja që ata duhet të kalojnë më tepër kohë në natyrë”, t

hotë Brunilda Liçaj, eksperte turizmi.

Drejtuesi i Zyrës për zhvillimin e turizmit, Jonel Kristo na shpjegon se projekti ka në qendër ndihmën për banorët e zonës, prandaj dhe funskionon si një komunitet në bashkëpunim. Të gjitha produktet e konsumuara sot i janë kthyer si atribut ekonomik banorëve.

“Aktiviteti i sotëm ka sjellë një efekt ekonomik gjigand për  komunitetin e fshatit dhe njerëzit nuk kanë shkuar ende në shpellë. Edhe kafshët që shikoni janë sipërmarrje të vogla. Për shembull Mikeli këtu ka një bujtinë të vogël dhe ka një fermë po ashtu të vogël për lepujt”.

Në kuadër të zhvillimit , projekti përfshin dhe përshtatjen e shtëpive në bujtina., në mënyrë që turistët të kenë mudësi  të qëndrojnë në Pëllumbas, jo vetëm disa orë por edhe të kalojnë disa net aty.

Joneli na tregon se pjesë e këtij projekti janë 4 shtëpi deri më tani të cilat do të menaxhohen nga pronarët dhe do të shërbejnë si një përfitim ekonomik i shtuar. Më tej ai shpjegon edhe mënyrën si do të funksionojnë praktikisht këto bujtina.

Një natë në bujtinë kushton gati 3 mijë lekë të reja deri në 5 mijë lekë të reja në varësi të shërbimeve që ti ke”.

/KLAN PLUS