Teksa po buzëqeshte nga shtëpia e prindërve të tij në Indinë Jugore së bashku me qenin e tij Leo, për studentin indian Vishnu është e vështirë të besojë se kanë kaluar vetëm disa ditë që kur mendoi se do të vdiste, teksa strehohej nga bombardimet ruse në Vinnicë të Ukrainës.

Edhe pse studenti ndodhej në Ukrainën Perëndimore shumë larg kufirit rus, kjo zonë është përballur me sulme. Javën e kaluar, 9 persona vdiqën në një sulm me raketa që shkatërroi aeroportin në periferi të qytetit.

21-vjeçari Vishnu është një ndër dhjetëra mijëra studentë indianë që ndodheshin në Ukrainë kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë dhe që mundën të largoheshin nga atje. Ai thotë se mirësia e ukrainasve i ka shpëtuar jetën./tvklan.al