Miriam Cani tregon unazën e martesës

Miriam Cani tregon unazën e martesës

13:44 09/10/2019

Çifti i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj më 7 Maj u martuan në një ceremoni private në Maldive. 

Të gjithë mbetën të habitur kur u publikuan fotot në rrjetet sociale. Pamjet e dasmës së tyre ata gjithashtu i përfshinë edhe në këngën e klipit “Duamë”.

Së fundmi, Miriam Cani ka publikuar një foto ku bie në sy unaza e martesës.  Unaza duket mjaft e bukur dhe guri i saj shkëlqen së tepërmi.  

Kujtojmë se Miriami është në pritje të fëmijës së dytë që ashtu si çifti e ka bërë të ditur është djalë./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori