Pas dy golave të shënuar në mesjavë në Kupën e Rusisë, Mirlind Daku ka konfirmuar momentin e tij pozitiv edhe në kampionat.
Kundër ish-ekipit të tij të Rubin Kazanit, sulmuesit të Kombëtares shqiptare i mjaftuan vetëm 26 minuta në fushën e lojës për të bërë dopietë.
Golin e parë e shënoi në minutën e 65-të, ndërsa të dytin personal e realizoi në fundin e ndeshjes.
Në respekt të Rubinit, sulmuesi kuqezi nuk festoi në asnjë prej golave.
Në total ai numëron 5 gola në kampionatin rus.
/tvklan.al












Botërori 2026 
