Mirsad Jonuz do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran bëri të ditur se është rënë dakord që të 57-vjeçari nga Maqedonia e Veriut të drejtojë ekipin e parë, i rikthyer në Superligë.

Pritet që në ditët në vijim trajneri të mbërrijë në Shkodër për të firmosur marrëveshjen. Mirsad Jonuz në karrierën e tij ka drejtuar edhe përfaqësuesen e vendit të tij nga 2009 deri në 2011.

Tv Klan