Myslimani francez i quajtur Ibrahim, një njeri që reflekton mirësi, ka predikuar vlerat njerëzore nga skena e teatrit “Alekandër Moisiu” në Durrës. Të tillë e kanë perceptuar shikuesit personazhin e luajtur në skenën e teatrit të qytetit bregdetar nga aktori i madh i skenës Mirush Kabashi.

Ngjarja zhvillohet në një lagje periferike të Francës dhe mesazhi i veprës që u përcoll përmes artistit Kabashi është fakti se në shumë vende të kësaj bote, kryeqytete të Evropës, qytetet porte, apo qytetet amerikane, njerëz me besime të ndryshme fetare dhe me kultura të ndryshme, bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

Loja e mjeshtrit Mirush Kabashi, ka mbajtur mbërthyer për një orë e 20 minuta personalitete të politikës si Bamir Topi, dhe Ina Rama si dhe aktor të njohur të skenës sonë, të cilët kanë ndjekur nga afër teatrin. Aktrimi i shkëlqyer i artistit Kabashit është vlerësuar me duartrokitje të gjata nga publiku./tvklan.al