Ka të njëjtën konsistencë muskuloze me mishin e viçit

Përftohet në laborator mishi sintetik që ka të njëjtën konsistencë muskuloze me mishin e viçit.

Ka dimensione të vogla, prej vetëm pak milimetrash, dhe është kultivuar në laboratorët e Universitetit të Tokyos falë një teknike të mjekësisë rigjeneruese, që përfshin krijimin edhe të fibrave muskulare.

Rezultati është publikuar në revistën ‘Science of Food’ dhe do të ndikojë në përmirësimin e shijes së mishit sintetik, i cili në të ardhmen mund të përdoret në tryezat tona, duke pltësuar kërkesat botërore ushqimore me reduktim të impaktit mjedisor të fermave të rritjes së kafshëve.

Hamburgeri i parë sintetik u krijua 7 vjet më parë me qeliza staminale nga Universiteti i Maastricht. Ndërkohë që nga muaji dhjetor nuggets me mish pule të kultivuar tregtohen në një restorant në Singapor.

Që prej krijimit shkencëtarët kanë vijuar punën për të përmirësuar cilësinë dhe konistencën, dhe kjo është hera e parë që arrihet.

Deri më tani mishi sintetik i ngjante mishit të grirë, ndërsa tashmë është edhe më i ngjeshur, e natyrisht më i ngjashëm me atë natyral.

Klan News