
Mish viçi me sheqer kaf
Përbërësit:
500 gr mish viçi
500 gr miell
300 gr kërpudha
100 gr sheqer kaf
50 gr xhinxher
2 vezë
1 filxhan qumësht
1 qepë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë filetot me kripë, piper, vaj ulliri dhe i lëmë të pushojnë. Pasi e kemi lënë të marinohet për disa minuta e skuqim në një tigan derisa të marrë ngjyrë dhe të vërë kore.
Në një tenxhere shkrijmë sheqerin kaf, më pas shtojmë hudhrën, qepën, xhinxherin dhe i përziejmë derisa të shkrijnë të gjitha bashkë. Pasi të jetë gati e grijmë me mikser në mënyrë që të bëhet krem i njëtrajtshëm.
Vendosim në një tas miellin, shtojmë ujë, vezë, kripë, piper, vaj ulliri dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi dhe e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë. Në një tjetër tas shtojmë qumështin, kripë, piper, miell, vezë dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi i petullave. Presim në feta të holla kërpudhat, i lyejmë me brumin e petullave dhe i skuqim në një tigan me vaj kikiriku.
Hapim në peta brumin që lamë të pushojë dhe me të mbështjellim filetot që skuqëm. I fusim në furrë që të piqen dhe janë gati./tvklan.al
