Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Bashkimi Europian i ka rekomanduar qeverisë Meta të përcaktoj reformat prioritare në mbështetje të negociatave për asocimin e shqipërise në këtë organizëm. Raporti i paraqitur nga qeveria shqiptare më 20 Mars po reflektohet theksoi ambasadori i BE në Tiranë Mishel Pereti në tryezën për paktin e stabilitetit të organizuar nga instituti shqiptar për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas tij 80% e eksporteve shqiptare drejt vendeve të BE-së, nuk taksohet. Për paktin e stabilitetit Pereti tha se kjo inisiativ nuk prodhon mrekullira, ndërsa paratë nuk sigurojnë paqe dhe stabilitet. Nënkryetarja demokrate e parlamentit Jozefina Topalli rikujtoi fshehjen e 20 dosjeve të Brukselit nga qeveritarët shqiptarë.

Ndërkohë zv/ministri i Jashtëm Pëllumb Xhufi tha se qeveria ka paraqitur para BE, inisiativën anti-korrupsion, kartën e investimeve dhe kartën e mediave. Xhufi propozoi ndryshimin e ligjit për prokurimet publike. Ish-kryeministri Meksi hodhi idenë që prokurimi dhe supervizioni i projekteve të realizohet nga vetë donatorët e huaj.

Presidenti i “VEVE Group” Vebi Velija tha se në këto vite janë bllokuar rreth 400 milion dollarë investime nga sektori privat. Veliaj kërkoi ligj të veçantë për mbrojtjen e prodhimit vendas dhe shmangien e unifikimit të akcizave. Diskutantët vërejtën aftësinë e vogël thithëse të fondeve dhe realizimin e ngadaltë në praktik të projekteve nga pala shqiptare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame