Sasi të vogla të mishit të kuq të përpunuar, të tilla sa një racion proshutë në ditë, janë të rrezikshme dhe rrisin mundësinë e prekjes nga kanceri i zorrëve.

Këto janë rezultatet e një studimi të realizuar së fundmi nga Universiteti i Oksfordit, që del në konkluzionin se mishi i kuq mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Gjysmë milionë njerëz janë përfshirë në këtë studim në harkun kohor të 6 viteve. Në përfundim u zbulua se 2609 persona që kishin konsumuar mish të kuq ishin prekur nga kanceri i zorrëve. Për çdo 10 mijë njerëz që konsumonin rreth 21 gram mish të kuq në ditë, apo proshutë, 40 prej tyre u diagnostikuan me kancer të zorrëve.

Rreziku i prekjes rritet gjithashtu në varësi të sasisë së mishit apo proshutës së konsumuar. Një fetë proshutë është rreth 23 gram mish i përpunuar. Departamenti i Shëndetësisë në Britani të Madhe këshillon që personat të cilët konsumojnë 90 gram mish të kuq në ditë, duhet të ulin normën në 70 gram.

/tvklan.al