Policia e Tiranës ndaloi Arben Goxhën pronarin e kompanisë, e cila importoi nga Brazili gati 7.8 ton mish pule të kontaminuar me salmonelë.
Një pjesë e sasisë së mishit përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
Goxha u shpall në kërkim në kërkim më 29 Mars dhe është vënë nën hetim për “Importim, prodhim, shitje dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Pas marrjes në pyetje policia njoftoi se ai do të vijojë të hetohet në gjendje të lirë. Nën hetim është edhe vëllai i tij dhe 3 inspektorë të AKU-së.
Për këta të fundit prokuroria ka ngritur dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën dhe po verifikon procedurën e ndjekur për kryerjen e analizave të mishit, rezultatet e të cilave kanë dalë 10 ditë pasi është futur në Shqipëri.
Tv Klan