Mishi, veza e mjalti tashmë nga laboratori



Mishi, veza e mjalti tashmë nga laboratori

08:44 07/04/2021

Disa fabrika po i prodhojnë kimiksht duke ua përafruar shijen origjinale

Mjaltë pa bletë, vezë pa pula apo qumësht pa lopë. Sot mund të realizohen edhe pa lëndët e para natyrale. Në fakt mund të realizohen në laborator dhe këto janë ushqimet sintetike që po prodhohen nga disa kompani anembanë botës.

Deri më tani në tryeza ka mbërritur mishi sintetik, djathi e bulmeti me origjinë vegjetale. Megjithatë shija është ende larg nga ajo e produkteve me origjinë nga kafshët.

Deri tani po punohet në mënyrën e proceseve të fermentimit të ngjashme me ato që përdoren në prodhimin e birrës. Aktualisht me këtë mënyrë, kompania MeliBio në San Francisko po prodhon një mjaltë që nuk prodhohet nga bletët, por në laborator, dhe shija duke identike me atë natyral.

Por jo vetëm, edhe një tjetër kompani amerikane, po prodhon të bardhën e vezës në mënyrë sintetike, dhe sipas tyre, ka një cilësi shumë të mirë.

Sipas prodhuesve, këto produkte në pak vite do të jenë gati për të dalë në treg pasi nga ana molekulare dhe shija janë identike më prodhimet natyrale.

Klan News







Të ngjashme