Ditë e rëndësishme kjo e sotmja për misionet ambicioze të NASA. Qielli pranë stacionit të Forcave Ajrore Cape Canaveral, në Florida, do të ndizet me lançimin e anijes më të re kozmike të quajtur Parker Solar Probe, që në shtatë vite mision do të jetë mjeti i parë që do të vizitojë një yll, si dhe ai që do t’i afrohet më shumë nga të gjithë Diellit.

Ekspertët thonë se Parker Solar Probe, do të arrijë në një distancë rekord prej 6,3 milionë kilometrash nga Dielli dhe do të zhytet në kurorën diellore, ku temperaturat arrijnë nivelin e 1.377 gradë Celsius.

Anija kozmike do të mbijetojë nga nxehtësia për kaq shumë vite për shkak të mburojës së veçantë të nxehtësisë e cila do ta ndihmojë pajisjen të ruajë një temperaturë prej 30 gradësh në brendësinë e saj.

Parker Solar Probe është objekti më i shpejtë i prodhuar nga njeriu, me një shpejtësi prej më shumë se 430.000 milje për orë.

Informacionet e synuara në këtë mision që kap një kosto prej 1.5 miliardë Dollarësh, konsiderohen të vlefshme lidhur mbi karakteristikat dhe kushtet atmosferike të yllit.

Tv Klan