Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë për një vizitë 3 ditore. Mësohet se takimet do të zhvillohen me shefen e misionit të Fondit dhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Ekspertët e FMN do të takohen edhe me drejtues të tjerë për të biseduar mbi zhvillimet ekonomike në Shqipëri, ndryshimet e fundit ligjore si dhe buxhetin e paketën fiskale për vitin 2019.

Në fund të takimit parashikohet edhe një konferencë për shtyp e misionit. Vizita vjen në kuadrin e këshillimeve që misioni jep për Shqipërinë, pasi nuk ka më një marrëveshje monitorimi me qeverinë shqiptare.

Tv Klan