Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga shefi për Shqipërinë Jan Kees Martijn ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë në kuadër të diskutimeve të artikullit 4.

Këtë të enjte misioni pati një vizitë në Bankën e Shqipërisë, me guvernatorin Gent Sejko, ku u diskutua mbi zhvillimet ekonomike, kursin e këmbimit, inflacionin, paketën e deurizimit dhe ecurinë e kreditimit.

Ditët në vazhdim misioni i FMN do të zhvillojë takime me drejtues të departamenteve të Bankës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Tv Klan