Një delegacion i misionit të OSBE/ODIHR zhvilloi në mesditë një takim në Prokurorinë e Posaçme.
Takimi ishte në kuadër të misionit të tyre të vëzhgimit për zgjedhjet e 11 Majit dhe rolit të SPAK në luftën kundër korrupsionit zgjedhor.
Delegacioni u prit në takim nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë të kësaj strukture.
Në kuadër të masave kundër krimit zgjedhor, delegacioni i OSBE/ODIHR zhvilloi takim edhe më Kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.
Tv Klan