Në hapësirën informative Përballë Lajmit në Klan News, ishte e ftuar Majlinda Frangaj, ambasadore e Shqipërisë në Vatikan, e cila foli për vdekjen e Papa Françeskut.

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë, Frangaj foli për takimin e saj të parë me Atin e Shenjtë, në nëntor të vitit 2013. Ka qenë dita e parë e saj si Ambasadore e Shqipërisë në Vatikan, por njëkohësisht dhe dita në të cilën takoi për herë të parë Papa Françeskun, i cili nuk kishte shumë kohë që kishte marrë detyrën e tij.

Takimi i tyre u zhvillua në ditën e meshës që nderohen kardinalët e vdekur. Ambasadore Frangaj u shpreh mes emocioneve se atë ditë ajo mendoi që misioni i saj do të jetë i bekuar.

“Takimi i parë nuk ishte takim zyrtar. Ishte takimi pas meshës në nëntor, kur bëhet mesha për të nderuar kardinalët e vdekur gjatë vitit, e kishte mbetur një grup i vogël diplomatësh jashtë Bazilikës. Në atë moment kalon Papa, ndalet, na përshëndeti. Por, ishte e papritur. Ne nuk e prisnim. U ndal, bisedoi me ne dhe takimi i parë ishte ky. Në atë moment unë thash: Po sot takoj, ishte dita ime e parë si e ngarkuar në punë.

Ishte në nëntor e vitit 2013. Ajo ishte dita ime, ishte përfunduar misioni i ish-ambasadorit dhe unë merrja detyrën. Ishte ditë e hënë, pra, merrja detyrën pikërisht atë ditë. E pikërisht gjëja e parë  atë ditë ishte kjo meshë, që unë në këtë moshë do të takoja, në ditën time të parë takova Papa Françeskun dhe pastaj e thash menjëherë, atëhere misioni im do të jetë i bekuar, sepse sot ditën e parë takova Papën. Ndërsa takimi zyrtar ishte në janar, takimi i ambasadorëve me Papa Françeskun. Aty, emocionet shumë të mëdhaja, ndërkohë sa më shumë afrohesha tek Papa, aq më emocione, e me ato mendime “çfarë do them”, e afrohem te Papa e i them: “Për mua sot është mrekulli të jem këtu përballë jush, sepse vetëm pak kohë më përpara Shqipëria ishte një vend i izoluar, një vend që kishte dhunuar të gjitha besimet fetare dhe shpresoj që dhe populli im të të ketë sa më shpejt në mesin e tij.”

E ai çoi duart e kokën nga lart, sikur sheh qiellin e tha “Shpresoj” dhe pastaj ishte qershori që deklaroi udhëtimin në Shqipëri”, tha ambasadorja Frangaj.

/tvklan.al