‘Misioni’ nis xhirimet në Tiranë


‘Misioni’ nis xhirimet në Tiranë

16:43 03/12/2022

Filmi i regjisorit Andi Deliana sjell aktorët e famshëm

Kanë nisur në Tiranë xhirimet e para të filmit “Misioni”. Regjisori  Andi Deliana ka ardhur nga Kanadaja për të sjellë për publikun në mbarë botën Shqipërinë dhe Francën e viteve 80.

“Filmi është bazuar në një ngjarje të trilluar por inspiruar nga copëza historish të vërteta. Kemi historinë e një familje që ndahet në momentin kur pritet që Europa të bashkohet.”

Pjesa më e madhe e ngjarjeve zhvillohen në Shqipëri, e të tjera në Francë, Maqedoni dhe SHBA.

Pjesë e kastit të filmit janë aktorë shqiptarë e të huaj. Mes tyre aktori i famshëm amerikan William Baldwin dhe aktorja spanjolle Natalia Sanchez, që vijnë në Shqipëri për herë të parë.

“Kurrë nuk kam qenë në Ballkan, dhe nuk kam punuar këtu. Njerëzit do të vijnë në Shqipëri sepse arkitektura, arti, kultura, historia dhe ushqimi kanë shumë potencial. Në film më pëlqen balanca midis dramës dhe fantazisë, është shumë speciale”.

“Mendoj se Shqipëria dhe gjithë Ballkani kanë shumë gjëra për t’i thënë botës, tani janë zgjuar dhe është fantastike të jesh pjesë e këtij procesi, është një dhuratë për mua ti jap zë këtyre njerëzve”.

 Në anglisht filmi njihet si “My mother is a Cosmonaut.” Ai pritet të jetë gati për publikun brenda viti 2023.

Tv Klan









Të ngjashme