Shteti i Misisipit vendosi të ndryshojë flamurin dhe të heqë nga ai flamurin e Konfederatës që është pjesë përbërëse e këtij flamuri, sepse është përkujtim i ish-pronarëve të skllevërve në shtetet jugore të SHBA-së.

Disa vende kanë të njëjtin flamur prej shekujsh, pavarësisht orientimit të tyre politik. Për shembull flamuri danez është i njëjti që prej mbi 800 vjetësh. Vende të tjera e ndryshojnë flamurin shpesh, pra me çdo kryeministët të ri, si për shembull në Afganistan. Por ndryshimi i flamurit për shoqëritë prendimore, si ndodhi në shtetin e Misisipit është një ngjarje shumë e pazakonshme, thotë për Deutsche Wellen Jörg Majewski anëtar i bordit drejtues të “Shoqatës së gjermane për hulumtimin e flamujve”.

Procedurë e pazakontë

Pas pavarësisë nga Meksika Teksasi ka pasur flamuj të ndryshëm. Flamuri i Misisipit ekzistonte prej 120 vjetësh. Dhe sipas ekspertit të flamujve “procedura për ndryshimin është veçanërisht e pazakontë sidomos në SHBA, sepse zakonisht zhvillohen tenderë, paraqiten skica për flamurin e ri dhe më pas për to merr vendim Senatit”. Në rastin e Misisipit ndodhi e kundërta, thotë Majewski.

Sipas tij Misisipi është një shteti jugor klasik, ku flamuri i Konfederatës konsiderohet si flamur i pastër i shteteve jugore nga shumë qytetarë dhe është shumë popullor, jo vetëm në jetën private. Shteti i Xhorxhias madje e kishte ngritur atë në Kapitol deri sa u ndalua disa vjet më parë.

Shumë njerëz janë ende të pikëlluar për të kaluar, prandaj flamuri i ri “duhet të dizajnohet në atë mënyrë që sa më shumë qytetarë të këtij shteti të mund të identifikohen me të. Ai duhet të jetë i thjeshtë dhe të ketë ngjyra të qarta. Supozoj se ngjyrat blu, të bardha dhe të kuqe do të vazhdojnë të jenë pjesë e flamurit. Dhe ekziston edhe kërkesa që në flamur të përfshihet thënia “In God We Trust” (Besojmë tek Zoti), thotë studjuesi i flamujve Majewski. /DW