mibumeModelja Braziliane Miss BumBum, Andressa Urach pas asaj që i ndodhi dhe përballjes me vdekjen, ka theksuar se është penduar dhe se do jepte gjithçka për ta kthyer kohën pas.

“Nuk do ta harroj kurrë. Duke parë vdekjen para meje, kuptova se asgjë nuk kishte vlerë. Gjithçka që kisha dashuruar aq shumë, bukuria ime, veshjet, makinat, gjithçka shumëzoheshin me zero. Ishte momenti kur kuptova se nuk isha asgjë pa shëndetin”, shprehet e penduar Miss BumBum.

Ajo shton – “Do jepja gjithçka për ta kthyer kohën pas dhe për t’i bërë gjërat ndryshe, jam shkatërruar, jam në mesin e një errësire totale. Gjithçka që po kaloj është një ndëshkim për veprimet e mia”.

Ajo thekson se falenderon Zotin që është gjallë, sepse ka mundësi t’i tregoi femrave të tjera se përsosmëria fizike nuk është gjithçka në jetë. Ajo thekson se ka shkuar tek doktori i operacioneve plastike, pa u menduar dy herë, njësoi siç shkon në supermarket.

Andressa i shpëtoi vdekjes, por është e vetëdijshme se do t’i duhet shumë kohë për ta marrë veten dhe për tju rikthyer jetës normale.

Obsesioni i Andresës për pamjen e saj, ka filluar që kur ajo ishte ende një fëmijë dhe ëndërronte të ishte një prezantuese në televizion.

Kur mbushi 21 vjeç, Andressa vendosi të realizojë ëndrrat e saj për t’u bërë modele dhe shkoi në qytetin e madh të Brazilit, në San Paulo.

Ajo thekson se gjithmonë ka pasur një trup të dobët, dhe madje në shkollë shpesh e shanin pasi nuk kishte format e duhura.

“Ishte një kohë që në television shikoja vetëm femra me forma trupore shumë të bukura, ndaj vendosa të jem e bukur me çdo kusht.

tvklan.al