E bukur por edhe jo vetëm. Miss-i i ri i Botës është Vanessa Ponce de Leon, një aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut.

26-vjeçarja me origjinë nga Meksika është e para e cila arriti të marrë këtë titull. “

Nuk mund ta besoj, unë me të vërtetë nuk mund ta besoj që arrita të marrë një çmim kaq të madh. Faleminderit shumë, të gjithë.”

Modele, e diplomuar në biznes ndërkombëtar, vullnetare për emigrantët dhe anëtare e një qendre rehabilitimi për vajzat e dhunuara, Vanessa është Miss-i i 68-të në historisë e Miss World.Bukuroshja la pas Miss-in tajlandez Nicolene Pichapa Limsnukan.

Klan Plus