Miss-i merr flakë në skenë (Video)

Posta

Miss-i merr flakë në skenë (Video)

21:11 28/12/2018

Ishte momenti kulminant i karrierës së saj si pjesëmarrëse në një konkurs bukurie, por gjithçka për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për Miss Kongon, Dorcas Kasinde, pasi parukja e saj mori flakë nga piroteknika e përdorur në momentin që u kurorëzua si Miss Afrika 2018.

24-vjeçarja po përqafonte Miss-in fitues të një viti më parë, kur një prej xixave i vuri flakën parukes që mbante në kokë, duke shkaktuar ulërima tek të pranishmit.

Fatmirësisht ajo nuk pësoi dëmtime nga zjarri që u shua shumë shpejt dhe u shpërblye me çmimin prej 35 mijë dollarësh dhe një automjet. 

“Jam mirë, flokët janë në rregull. Ndihem mirë tani, faleminderit”,

tha Kasinde në një video të postuar në rrjetet sociale.

/tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT