“Miss ke qenë dhe Miss ke ngel…” (Video)

“Miss ke qenë dhe Miss ke ngel…” (Video)

21:57 08/06/2019

Edhe pse kanë shumë vite nga koha kur rrëmbeu kurorën e Miss-it të parë shqiptar, Valbona Selimllari vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të flitet për të.

Ende sot Valbona është ndër personazhet më të kërkuar, për të cilën gjithashtu shfaqet shumë kuriozitet. Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.  Drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi e nisi intervistën duke i thënë Selimllarit: “Miss ke qenë dhe Miss ke ngel nga trutë, më falni e kam fjalën që akoma do paqe në botë” shtoi ai teksa nisi bisedën lidhur me emisionet humanitare që Selimllari realizon.

Ermal Mamaqi: Miss ke qenë dhe Miss ke ngel nga trutë, më falni e kam fjalën që akoma do paqe në botë… E them këtë sepse gjithmonë bën emisione humanitare. Si është kjo puna jote që ngele duke i rregulluar shtëpitë njerëzve?

Valbona Selimllari: Në fakt për hir të së vërtetës, ajo që më kënaq më shumë është pikërisht ky lloj aktiviteti. Unë zakonisht ndiqem nga ajo që ndjej dhe ajo që ndej nuk është që të bëj një spektakël që do më bënte të ndihesha rehat, por diçka që do iu vinte në ndihmë atyre që kanë nevojë. Edhe pse shpeshherë kuptohet dhe shpeshherë jo. Nëse do merreshim me gjithçka që thuhet, i bie që askush të mos kishte bërë mirë në këtë jetë. Ata që e vlerësojnë le ta vlerësojnë ata që nuk e bëjnë është problemi i tyre dhe me ta nuk merrem./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi