Miss Nikita Preka: Më pëlqen të hedh hapa të sigurt

Miss Nikita Preka: Më pëlqen të hedh hapa të sigurt

19:22 18/09/2019

Ajo ka qenë përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss World 2018”, një ndër konkurset më prestigjiozë të bukurisë në botë, i cili u organizua në Sanya të Kinës. Bëhet fjalë për Nikita Prekën, e cila aktualisht punon si analiste biznesi në një kompani investimesh në Dubai.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, bukuroshja rrëfeu eksperiencën e saj në “Miss World 2018” si dhe për jetesën së saj në Dubai, ku përveç punës ndjek edhe eventet e modës.

Unë kam mbaruar studimet për Financë në Londër. Zgjodha këtë profesion sepse gjithnjë më kanë pëlqyer numrat dhe më pëlqen të hedh hapa të sigurt. Doja një variant të dytë nëse moda nuk funksiononte. Pjesëmarrja në “Miss World 2018” në Kinë ishte një eksperiencë e bukur dhe një nga ëndrrat e mia të fëmijërisë. Arrita të njoh vajza me kombësi të ndryshme dhe ishin shumë të përgatitura. Unë kisha qenë në Hong Kong më parë, por nuk kisha qenë asnjëherë në atë pjesë të Kinës ku u zhvillua kompeticioni. Kemi qëndruar për një muaj atje sepse Miss Bota ka një proces rigoroz dhe merret shumë seriozisht dhe ka shumë punë. Më parë kamë fituar çmimin si Miss Lezha. Mora pjesë për ta pasur si eksperiencë dhe ishte surprizë që fitova. Një tjetër arsye se përse mora pjesë ishte se doja të jepja një mesazh për vajzat që konkurset e bukurisë janë shumë fuqizues për vajzat dhe gratë. Prej një viti unë punoj në Dubai. Është një vend ku mund të ushtroj hobet dhe pasionet e mia. Kam një punë shumë të mirë dhe suportoj veten time”, tha Nikita. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT