Këtë vit marrin pjesë vetëm vajza nga brenda vendit

Spektakli më i madh i bukurisë nuk mund t’i shpëtonte efekteve të pandemisë.

Ka shtegtuar për 21 vite me radhë në monumentet më të bukura të trashëgimisë kulturore, por këtë vit është zgjedhur qyteti i Lushnjes për të kurorëzuar më të bukurën e Shqipërisë. Petri Bozo, producent i spektaklit, tregon se përse zgjodhi këtë qytet.

Ndryshe nga edicionet e tjera, këtë vit pjesëmarrja e bukurosheve shqiptare që jetojnë në diasporë është e pamundur për shkak të mbylljes së kufijve. Por do të jenë 31 vajza nga brenda vendit që do të marrin pjesë në natën finale.

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga përfudnimi i audicioneve spektakli do të mbahet në fillim të Korrikut ku “Miss Shqipëria 2019”, Klea Bushi do të dorëzojë kuroren për më të bukurën e vitit 2020. Do të transmetohet drejtpërdrejt nga Klan Plus, media partner për të dytin vit radhazi.

Tv Klan