Zozibini Tunzi shpallet më e bukura e botës

Quhet Zozibini Tunzi, nga Afrika e Jugut më ë bukura e botës për vitin 2019.

Këmbë të gjata, buzëqeshje që i ndriçon portretin, 26-vjeçarja është aktiviste në luftën kundër dhunës së grave.

Bukuroshja me ngjyrë la pas 89 të tjera që vinin nga e gjithë bota në Miss Univers, spektakël i mbajtur në Atlanta të SHBA në drejtimin e Steve Harvey.

Në vendin e dytë u klasifikua Madison Anderson, miss Porto Rico dhe në të tretin miss Meksika, Sofia Aragòn.

Sindi Marina, bukuroshja 21-vjecare nga Shkodra, përfaqësuese e vendit tonë, u klasifikua në 20 treshen me të mirë.

Tv Klan